-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrethim me helikopter dhe skafe! Momenti i arrestimeve në mes të detit për naftën

Kryesoret

Publikohen pamjet e operacionit pë goditjen e një rasti kontrabande në det të hapur.

Tre ditë pas zbulimit të rastit, drejtori i kufirit dhe migracionit Sajmir Boshnjaku së bashku me pjesëtarë të Guardia di Finanza-s doli në një konferencë për mediat për rezultatet e operacionit.

Ai tha se janë bllokuar peshkarexha shqiptare “Geni” dhe anija libane “ABOBAKR 124” në momentin që po bënin shkëmbimin e naftës në det të hapur dhe janë arrestuar 13 persona, 3 shqiptarë dhe 10 të huaj.

Në total, sipas policisë janë sekuestruar 62 mijë litra naftë, e ardhur nga Libia që po tentohej të futej kontrabandë në Shqipëri.

Por kush ishte porositësi pas kësaj skeme kontrabande? Zyrtari i policisë nuk kishte një përgjigje për këtë. “Duroni sa të përfundojnë hetimet” tha ai.

Bllokohen anijet me 62 mijë litra naftë kontrabandë, por kush i ka? Policia: Duroni

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit