Sulmuesi Bekim Balaj është lojtari më i ri i ekipit të Vllaznisë.
Njoftimi është bërë i ditur përmes një postimi nga faqja zyrtare e shkodranëve në rrjetet sociale.
Sipas njoftimit sulmuesi i njohur do të luajë për këtë fanellë për 3 sezone.
Ashtu siç ishte përfolur kohëve të fundit firma ka ardhur këtë të shtunë pasdite me lajmin e transferimit të tij.
Balaj ka luajtur më parë edhe për Tiranën, ndërsa nuk mund të lihet pa përmendur CV shumë e pasur, ku ndër vite ka kontribuar për Sparta Prague, HNK Rijeka apo edhe Sturm Graz.
“Klubi i Futbollit Vllaznia në përmbushje të objektivave sportiv, njofton se ka arritur marrëveshjen e bashkëpunimit për 3 sezone sportive, me lojtarin e Kombëtares shqiptare Bekim Balaj. MIRË SE VJEN BEKIM BALAJ!”, shkruhet në postim.