Policia ka gjetur pjesë të të mjetit tip ‘Golf’ që është aksidentuar mëngjesin e sotëm në urën e Mbrostarit janë gjetur në lumin e Semanit.
Polumbarët e Reneas kanë kërkuar mbylljen e digës së Gramshit, hapja e së cilës ka shtuar mbi një metër nivelin e lumit Seman duke vështirësuar kërkimet për gjetjen e mjetit.
Në vendin e aksidentit është gjetur një targë automjeti i cili rezulton të jetë e një makine të dhënë me qira, ndërkohë që kanë mbërritur polumbarë të Reneas dhe ekspertë të policisë. Sipas policisë, targa i përket një automjeti të marrë me qira nga personi M. L., 26 vjeç, banues në Fier.