-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministria e Jashtme: Mos udhëtoni në Lindjen e Mesme

Kryesoret

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se situata e sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme është përkeqësuar, duke e bërë të paparashikueshme dhe të rrezikshme për qytetarët shqiptarë.

Për shkak të përshkallëzimit të konflikteve ushtarake, autoritetet kanë këshilluar shmangien e udhëtimeve në këtë rajon, duke iu bërë thirrje qytetarëve që ndodhen aty të tregojnë kujdes maksimal.

Ndërkohë, shtetasit e Republikës së Shqipërisë të cilët gjenden aktualisht në rajon këshillohen:

  • Të tregojnë vigjilencë maksimale dhe të shqyrtojnë me përparësi mundësinë e largimit përmes linjave ajrore, për aq kohë sa ato vijojnë të jenë funksionale.
  • Të ndjekin zhvillimet përmes burimeve mediatike të besueshme dhe kanaleve zyrtare të informacionit;
  • Të respektojnë dhe ndjekin në çdo kohë udhëzimet e autoriteteve lokale;
  • Të mbajnë dokumentet e udhëtimit dhe mjetet e komunikimit gjithmonë të gatshme;
  • Në rast nevoje, të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Shqipërisë në rajon dhe të veprojnë në përputhje me udhëzimet e tyre.

Në rast të përkeqësimit të mëtejshëm të situatës së sigurisë, mbyllja e hapësirës ajrore në një perimetër më të gjerë sesa vendet e prekura deri tani mbetet një mundësi reale, dhe fluturimet mund të anulohen pa paralajmërim. Për çdo çështje që lidhet me fluturimet, qytetarët këshillohen të kontaktojnë drejtpërdrejt kompanitë ajrore përkatëse.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit