Policia e Fierit ka dhënë detaje për aksidentin e ndodhur sot në Urën e Mbrostarit, ku një mjet dyshohet se ka rënë në lumin Seman, pasi ka thyer parmakët mbrojtës.
Sipas policisë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur “Ura e Mbrostarit”, janë konstatuar të thyer parmakët anësore të njërit krah të kësaj ure.
Në anë të rrugës është gjetur targa e një automjeti. Nga verifikimet rezultoi se kjo targë i përket një automjeti të marrë me qira nga shtetasi M. L., 26 vjeç, banues në Fier, me të cilin nuk është bërë e mundur marrja e kontaktit pasi numri telefonit del i fikur.
Priten polumbarët e Renea-s për të kontrolluar përgjatë lumit me qëllim gjetjen e automjetit nëse ka rënë në lum. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Makina bie nga ura e Mbrostarit në Fier, përfundon në lumin Seman!