Një shqiptar i shpallur në kërkim është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës.
Mësohet se i kërkuari është ndaluar nga sektori i verifikimit të pasaportave në bashkëpunim me policinë e Pogonit.
Ai rezulton i kërkuar pasi është dënuar me 4 vite burgim nga gjykata e Pirgo në Greqi për vjedhje.