Një shqiptar 33-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë franceze. Mediat vendase bëjnë me dije se më datë 13 janar, shqiptari është kapur nga autoritetet franceze teksa mbante ne duar 1 kg drogë.
Menjëherë sapo ka parë policinë, 33-vjeçari është larguar në mënyrë që t’u shpëtonte atyre, por jo për një kohë të gjatë.
Rreth orës 18:00 ai ka rënë në pranga, ndërsa droga ishte e paketuar në një qese ambalazhi.
Gjatë kontrollit fizik në banesën e shqiptarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar 10 kg kanabis dhe 500 gr kokainë.
Ishte ilegalisht në Itali, arrestohet 36-vjeçari shqiptar, i gjenden kaçavida dhe çelësa në makinë!