-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Masakra e Reçakut, Xhaçka: Drejtësia ende nuk është vendosur

Kryesoret

Ministrja për Europën e Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka kujtuar sot masakrën e Reçakut të kryer nga ushtria serbe në Kosovë.

Xhaçka shkruan se sot kujtimi i tyre dhe kujtimi i mijëra burrave, grave dhe fëmijëve të vrarë në krime të tjera të panumërta të luftës të kryera nga regjimi serb në Kosovë 🇽🇰 kërkon ende drejtësi dhe pajtim.

“Përkujtojmë sot me nderim 45 burrat, gratë dhe fëmijët e pafajshëm që u masakruan në Raçak nga regjimi serb, në një akt të vrasjes së qëllimshme dhe pa dallim.

Sot kujtimi i tyre dhe kujtimi i mijëra burrave, grave dhe fëmijëve të vrarë në krime të tjera të panumërta të luftës të kryera nga regjimi serb në Kosovë 🇽🇰 kërkon ende drejtësi dhe pajtim.

Por, gjithashtu shërben si një kujtesë e fuqishme se sa shumë i gjithë rajoni ynë duhet të punojë së bashku për të ndërtuar një të ardhme të paqtë dhe me prosperitet, e qeverisur me një filozofi që refuzon mentalitetin e genocidit i cili ishte përgjegjës për masakrën në Reçak”, shkruan Xhaçka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit