Një lëkundje e fuqishme tërmeti u regjistrua sot në mbrëmje në Shqipëri.
Sipas EMSC, lëkundja ishte në magnitudën 5.2 të shkallës Rihter. Disa minuta më pas u shoqërua nga një pasgoditje.
Lëkundjet u ndjenë në disa qytete si Tirana, Pogradeci, Lezha dhe Durrësi.
Ndërkohë EMSC raporton se epiqendra e tërmetit ishte 14 km nga qyteti i Burrelit dhe me thellësi 2 km.
Dridhjet e tokës shkaktuan frikë dhe panik te një pjesë e qytetarëve të Tiranës dhe qyteteve të tjera ku u ndjenë lëkundje që dolën me shpejtësi jashtë.
“Tërmet, tërmet! Shpejt të dalim jashtë”! Dëgjohen fjalët e disa prej banorëve nga paniku në Tiranë që dolën jashtë për disa minuta.
Tërmetet janë një fenomen natyror që nuk mund të parashikohen.
You must log in to post a comment.