Një lëkundje e fuqishme tërmeti u regjistrua sot në mbrëmje në Shqipëri. Sipas IGJEM-it, lëkundja ishte në magnitudën 4.7 të shkallës Rihter. Disa minuta më pas u shoqërua nga një pasgoditje, 2.9 ballë.
Sipas të dhënave paraprake nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe Igjeum, lëkundje tërmeti me epiqendër 3 km në jug të Klosit janë ndier në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Sipas të dhënave të deritanishme raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos.
Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit.