Një ish-oficer policie në Londër është deklaruar fajtor për disa akuza për sulme seksuale dhe përdhunime ndaj 12 grave gjatë një periudhe 18-vjeçare, duke e bërë atë një nga shkelësit më të këqij seksualë në historinë britanike.
Policia Metropolitane e Londrës kërkoi sot falje duke thënë se duhet të kishte identifikuar sjelljen abuzive të David Carrick i cili u deklarua fajtor për 49 akuza duke përfshirë 24 akuza për përdhunim midis viteve 2003 deri në 2020.
Carrick u pezullua nga pozicioni i oficerit të policisë së armatosur kur ai u arrestua në tetor 2021.
Krimet e tij u kryen nga viti 2003 deri në vitin 2020 dhe shumica në shtetin e tij të lindjes, Hertfordshire.
Carrick, i cili i takoi gratë në aplikacionet e takimeve ose në ngjarje sociale, shërbeu në Administratën Parlamentare dhe të Mbrojtjes Diplomatike.
Ai rrëfeu se kishte përdhunuar 9 gra, disa herë gjatë muajve ose viteve dhe shumë nga këto sulme përfshinin dhunë që shkaktoi lëndime.
Pas rrëfimit të tij, Policia Metropolitane e Londrës pezulloi pagën e tij dhe nisi një hetim të brendshëm administrativ me një seancë të caktuar për të martën.
Policia Metropolitane e Londrës, e cila ka zbatuar “masa speciale” pas një sërë skandalesh gjatë vitit të kaluar tha se Carrick shpërdoroi pushtetin e tij si oficer policie për të kryer krime të tmerrshme.
Komisioneri, Mark Rowley është emëruar kreu i forcës policore të Londrës për të pastruar forcat dhe është zotuar të shkarkojë oficerët që janë të korruptuar, racistë dhe kanë shkelur ligjin.
Hetimi u urdhërua në vitin 2021 pasi një oficer u burgos përjetë për përdhunimin dhe vrasjen e Sarah Everard