Në një seancë të Kuvendit, deputeti Flamur Noka kritikoi qeverinë dhe kryeministrin për mungesën e transparencës në lidhje me integrimin europian dhe raportin për progresin e Shqipërisë.
Ai theksoi se qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të dinë vendndodhjen e “pasaportës europiane” dhe të kuptojnë sfidat aktuale në luftën kundër korrupsionit dhe problemet në sistemin e drejtësisë.
“Është zhvilluar një vit më parë seanca për pasaportën europiane, sot shqiptarët duan të dinë sot ku është ajo pasaportë. Ju raporton popullim shqiptar dhe i drejtohet kryeministrit për progresin e integrimit, çfarë po ndodh? Shqiptarët duan të dinë nëse kemi bërë përpara apo jemi mbrapa për procesin e integrimit. Pse nuk i raportoni shqiptarëve, çfarë probleme ka ky vend me korrupsionin, çfarë problem ka drejtësia shqiptare që e keni bllokuar? Këto janë tema që duhen trajtuar. Jeni mësuar me teorinë e strucit, fusni kokën në rërë dhe trupin e lini jashtë, por harroni që shqiptarët dhe Europa ju shohin. Ore ku është kryeministri, që nuk vjen në një ditë kaq të rëndësishme. Nuk vjen kryenegociatorit që të raportojë. Përpiquni që edhe Parlamenti të jetë pjesë e raportit, flisni ose lexoni atë raport, bëni ju, zoti kryetar…”









