Belinda Balluku ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar rikthimin në detyrë pas masës së pezullimit të vendosur ndaj saj.
Ministrja, e cila është marrë e pandehur për dyshimet e abuzimeve në procedura tenderimi me vlera milionëshe, u pezullua nga detyra në kuadër të hetimeve.
Kryeministri Edi Rama njoftoi shkarkimin e Ballukut gjatë një mbledhjeje të grupit parlamentar socialist, katër muaj pas marrjes së statusit të të pandehurit nga Prokuroria e Posaçme, për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera.
Balluku ka mbajtur postin e Ministres për Infrastrukturën dhe Energjinë që nga viti 2019, ndërsa që nga 2022 ushtronte edhe detyrën e zv.kryeministres.









