I ftuar në emisionin “5pyetjet nga Babaramo” deputeti i PD-së Eno Bozdo tha se Edi Rama po e merr këtë nismë të kundërshtuar nga ndërkombëtarët sepse i duhen paratë e krimit për të korruptuar në zgjedhje.
“Në industritë që janë tipike për riciklimin e parave. Pra përballë në një problematikë kaq të madhe pse duhet të shkojmë në një komplikacion kaq të madh kur edhe ndërkombëtarët e kanë kundërshtuar.
Besoj se ajo çka e shtyn Edi Ramës drejt kësaj nisme me rrezik janë paratë për zgjedhjet. Duke bërë të gjithë mozaikun e të gjithë ngjarjen bashkë kupton që këtu është diçka tjetër. është një prekjeje shumë e fortë për këtë nisëm që po bëhet në emër të emigrantëve.
Porti i Durrësit, Bozdo te “5pytejet”: Projekt i papranueshëm
Ky është një presion nga grupet kriminale që po i bëhet kësaj qeverie. Duhet një garanci që paratë e pista të kenë një garanci kur të mos jetë në pushtet,” tha Bozdo.