Bosi më i kërkuar i mafias në Itali, Matteo Messina Denaro është arrestuar në Sicili pas 30 vitesh në arrati.
Në momentin e arrestimit bosi famëkeq kur u pyet si quhet tha: “Jam Matteo Messina Denaro”.
Hetimi që çoi në arrestimin e bosit u koordinua nga prokurori Maurizio de Lucia dhe zv/prokurori Paolo Guido.
Kush është Matteo Messina Denaro? Djali i bosit të vjetër të Ciccio, aleat historik i Toto Rinës, ai kishte qenë i arratisur që nga vera e vitit 1993.
Ai u dënua me burgim të përjetshëm për dhjetëra vrasje, duke përfshirë atë të vogëlushit Giuseppe Di Matteo, pasi i ati i fëmijës pranoi bashkëpunimin me drejtësinë.
Messina Denaro ishte bosi i fundit i mafies së viteve ‘80-‘90 që ende kërkohej. Qindra oficerë të zbatimit të ligjit janë përfshirë në arrestimin e tij ndër vite.