-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dështoi t’i marrë grupin! Salianji: Përjashtimet? Alibeaj, stërkëmbësh bashkimit të PD-së

Kryesoret

Enkelejd Alibeaj do të vazhdojë që të jetë kryetar grupi i PD-së, të paktën edhe këtë sesion parlamentar që nis sot pasdite.

Deputeti Ervin Salianji dështoi që të mbledhë firmat për ta rrëzuar. Ai tha sot se shumica është kundër Alibeajt, por hapat do të jenë të matur kundër tij.

Shumica e grupit, 60% ka një qëndrim të caktuar, që është bërë publik. Edhe personalisht por vendimmarrja, nuk kemi nxitim për të shkarkuar dikë apo emëruar, por përpjekje për të bashkuar PD-në.

Nuk do të marrim vendime të njëanshme për të lënë hapësirat për të bashkuar PD-në. Nuk është qëllimi për të zvogëluar PD-në. Shumë shpejt do të gjejmë një rrugë të plotë për ta zgjidhur” tha ai.

Një koment e kishte edhe për përjashtimet që firmosi pak ditë më parë Enkelejd Alibeaj. “Na duhet të diskutojmë sepse kem qenë në diskutime për të bashkuar PD-në.

Por nga ju e kam marrë vesh pa pasur një mbledhje për një vendimmarrje për përjashtim. Duket se ishte një stërkëmbësh për të penguar bashkimin” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit