-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tërmeti lëkundi Shqipërinë, Prishtina: Jemi gati t’ju ndihmojmë

Kryesoret

Mëngjesin e kësaj të hëne, ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj ka kontaktuar me homologun e tij në Shqipëri, Niko Peleshin pas tërmetit të mbrëmjes së djeshme me epiqendër afër Klosit. Mehaj ka ofruar gadishmërinë për të ndihmuar me të gjitha kapacitetet nëse është e nevojshme.

“Nga autoriteti im zyrtar dhe përgjegjësia vëllazërore, i shpreha garmentishmërinë e plotë dhe të menjëhershme për mbështetje në reagim me të gjitha kapacitetet tona specialistike operacionale të FSK-së.

Përveç mirënjohjes vëllazërore, Ministri Peleshi më gëzoi me informacionin se aktualisht gjendja është nën menaxhim dhe kontroll të strukturave të Mbrojtjes Civile të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkisë së Klosit.

Së bashku me Ministrin Peleshi do të jemi në komunikim intenziv, si gjithmonë, për monitorim të situatës në vazhdim. Në të mirë e në vështirësi jemi bashkë si gjithmonë!”, ka shkruar Mehaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit