-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

UNESCO: Vrasjet e gazetarëve në mbarë botën u rritën me 50% në vitin 2022

Kryesoret

UNESCO ka njoftuar sot se vrasjet e gazetarëve gjatë vitit 2022 janë rritur me 50% me 86 të vrarë në mbarë botën vitin e kaluar, afërsisht “një në katër ditë”.

Organizata e OKB-së me bazë në Paris foli për një “përmbysje të trendit pozitiv” të viteve të fundit, kur vrasjet ranë në një mesatare prej 58 midis 2019 dhe 2021, krahasuar me 99 në 2018.

“ Rritja e konsiderueshme e numrit të gazetarëve të vrarë në vitin 2022 është alarmante ”, tha drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay. ” Autoritetet duhet të dyfishojnë përpjekjet për t’i dhënë fund këtyre krimeve dhe për të siguruar që autorët e tyre të sillen para drejtësisë.”

Nga 86 gazetarët që vdiqën vitin e kaluar – krahasuar me 55 në 2021 – 19 ishin në Meksikë, 10 në Ukrainë dhe 9 në Haiti, tre vendet me më shumë vdekje për këtë profesion, sipas Unesco.

Rreth gjysma e tyre “nuk u vranë në krye të detyrës: ata ishin duke udhëtuar, në shtëpi, në parkingje ose vende të tjera publike kur u shënjestruan”, thuhet në deklaratën e agjencisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit