Mbrëmjen e sotme lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në orën 22:37 në të gjithë Shqipërinë. Sipas Institutit të Gjeoshkencave tërmeti ishte me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter. Epiqendra ishte në Xibër të Klosit dhe kishte një thellësi prej 2 kilometrash.
Kryetari i bashkisë Klos, Ilmi Hoxha u shpreh se ka dëme vetëm në tre banesa, por më shumë shqetësim dhe frikë.
“Vetëm në 3 banesa ka dëme të pa konsiderueshme. Për momentin banorët janë shqetësuar dhe një pjesë prje tyre kanë dalë nga banesat.
Bashkia Klos ka planin e masave konkrete secili prej tyre që është i përfshirë do të veprojë sipas këtij plani” tha Hoxha. Xibra e Klosit është epiqendra e tërmetit.