-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Frikë nga tërmeti! Qytetarët në Tiranë dalin në shesh me makina

Kryesoret

Mbrëmjen e sotme lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në orën 22:37 në të gjithë Shqipërinë. Sipas Institutit të Gjeoshkencave tërmeti ishte me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter. Epiqendra ishte në Xibër të Dibrës, dhe kishte një thellësi prej 2 kilometrash.

Tërmeti u pasua nga një tjetër lëkundje me magnitudë më të vogël, 3.9 të shkallës Rihter. Lëkundjet u ndjenë shumë në Tiranë, por edhe në shumë qytete të tjera të vendit. Qytetarët dolën në rrugë nga frika, disa prej tyre duke qëndruar te sheshi “Nënë Tereza”.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se paraprakisht raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos.

“Sipas të dhënave paraprake nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe IGJEUM, lëkundje tërmeti me magnitudë 4.7 Richter, me epiqendër 3 km në jug të Klosit janë ndier në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Sipas të dhënave të deritanishme raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos. Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit