Një mësues i edukimit fizik është dhunuar mbrëmjen e djeshme në Tepelenë. Ai Kleanth Laçi 59 vjeç dhe është dhunuar nga disa persona.
Familjarët e arsimtarit tepelenas, kanë njoftuar policinë dhe njëkohësisht e kanë shoqëruar ne spitalin e Gjirokastrës.
Mësuesi u shpreh sot për mediat se e kishin ftuar për kafe, por e futën në makinë dhe e rrahën.
“Nuk kam konflikte me askënd. Nuk e kuptoj se përse më rrahën. Më thanë që do të më qerasnin në një kafe, por më futën në makinë dhe më rrahën.
Nuk i njoh autorët” tha ai për mediat, por edhe grupin hetimor që i mori dëshminë.