Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka arritur të arkëtojë edhe 7.6 milionë të tjera nga shitja e energjisë. Kjo është procedura e parë e shitjes për këtë vit ndërkohë që një sërë të tjerash u zhvilluan në fund të vitit të shkuar pas përmirësimit të situatës hidrike në vend.
KESH ka shitur në lotin e parë 42 mijë/MWh energji me një çmim të ponderuar 139 .7 euro për MWh dhe në lotin e dytë 25.2 mijë MËH me një çmim të ponderuar 69.16. Energjia do të lëvrohet mes 16-22 janar.
Çmimet e energjisë në bursën e Hungarisë e cila shërben edhe si referencë për vendin tonë janë luhatur në nivele më të përballueshme. Të hënën 1 MWH energji u shit për 131 euro ndërkohë që për të martën çmimi i 1 MWh në bazë ishte 141 euro.
Pritshmëritë në tregun europian janë që çmimet të pësojnë një ulje graduale por arritja në normalitetin e dikurshëm mbetet e pasigurt për shkak të paqartësive në horizont dhe vijimit të konfliktit Rusi-
KESH ndërkohë kërkoi që një sasi jo të vogël ta depozitonte por duket se për këtë procedurë ka munguar interesi.
Më herët KESH shpjegoi se procedurat e depozitimit nuk janë atraktive për tregtarët duke qenë se në kushtet e krizës janë rritur risqet në tregje. Procedurat e depozitimit nuk ta përfshirë drejtpërdrejt një transaksion monetar dhe ky është një tjetër disavantazh. /monitor