-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Majori ktheu shtëpinë në fermë kanabisi”! Peleshi: Janë fenomene që ndodhin

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji debatoi sot me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi në komisionin e Sigurisë lidhur me rastin e zbuluar gjatë vitit të kaluar ku një major shqiptar u kap me shtëpi bari, kanabis në Holandë.

“Nga periudha që ka ndodhur deri më sot nuk keni qenë në komision, një person me gradën major ka përdorur shtëpinë që e paguante ministria e Mbrojtjes, për ta kthyer në fermë kanabisi në Holandë.

Është dënuar për këtë arsye nga autoritetet holandeze. Policia ushtarake apo ministria e Mbrojtjes, e keni referuar në prokurori këtë rast? Nëse po, kur dhe a keni ndonjë dokument? Është e paprecedentë se këto e dëmtojnë imazhin e ushtrisë në mënyrë të parikuperueshme” tha Salianji.

Por Peleshi i cilësoi si fenomene që ndodhin kudo dhe vlerësoi reagimin e strukturave të shtetit për rastin duke e pezulluar direkt. “Janë fenomene që ndodhin. Forca e Armatosur ka rreth 10 mijë personel ushtarak dhe civil dhe që patjetër mund të ketë edhe fenomene të tilla. E rëndësishme është çfarë qëndrimi mbajmë ne në këto raste. E kemi pezulluar majorin, është kthyer në Shqipëri.

Kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me organet e drejtësisë në vendin ku ka ndodhur kjo vepër. Presim përfundimin e procesit aty dhe më pas në varësi të përfundimit të procesit do të procedojmë. Është referuar në vendin ku ka ndodhur. Ne jemi në komunikim. Sapo të përfundojë procesi atje, do ti referohet dokumentacioni prokurorisë. Ne nuk mund të bëjmë dy procese paralele” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit