Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji, sot ka mbajtur takimin e radhës me demokratët dhe strukturat e PD në qytetin e Vlorës.
“Unë kam pyetur se cilat janë rregullat, por rregullat janë se kush ka njohje klienteliste apo të afërt. Dhe të gjithë njerëzit që kërkojnë të kontribuojnë apo të kërkojnë llogari për humbjet duan t’i përjashtojë. Lidershipi po zgjedh anëtarët, kontribuuesit janë përjashtuar. Nuk mund të trajtohen dot njerëzit si budallenj, s’mund të vazhdojnë të thonë të pavërteta që kanë 13 vite që u thonë. Pyes Berishën, kush është përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve? Miqtë ndërkombëtarët presin vizon këta flasin gjëra të vjetruara. Ne po kërkojnë që PD të bëhet fituese dhe po pyesim, edhe nga kjo sallë e pyes kush e ka përgjegjësinë për humbjen kaq të thellë të zgjedhjeve të fundit”? u shpreh Salianji.









