Sot kanë dalë para gjykatës së Durrësit libanezët e arrestuar për kontrabandën e naftës me shqiptarët. Ata do të njihen me masën e sigurisë, ndërsa janë shfaqur kokulur.
Më 13 Janar në Durrës në kuadër të operacionit të koduar “Geni”, u arrestuan 13 persona, tre shqiptarë dhe dhjetë të huaj, ndërsa u sekuestruan 62.000 litra naftë të kontrabanduara, si dhe 2 mjete lundruese peshkarexha.
Të arrestuarit janë; Elton Qevani, Klajdi Kapxhiu, Selim Gaba, Muhamet Eltawargy, Muhamed Arafe, Ahmed Zantawi, Ahmet Abdurrabu, Said Nwegi, Muhamed Mahmut, Eshref Kahlife, Islam Ashkar, Ali Hadad, dhe Adil Badawi.
Bllokohen anijet me 62 mijë litra naftë kontrabandë, por kush i ka? Policia: Duroni