Pak ditë më parë në Shkodër policia evidentoi, çmontoi dhe sekuestroi 21 kamera të vendosura në kryqëzime, rrugë dhe rrugicat e qytetit nga elementë të krimit të organizuar për të monitoruar lëvizjet e rivalëve, por edhe të policisë gjatë aksioneve.
Në pyetje u morën disa elementë të dyshuar, por deri tani nuk ka asnjë të shoqëruar apo arrestuar përpara drejtësisë. Ky fenomen shtrihet ne disa qytete te vendit, dhe kërkon hetim.
Ajo që u konstatua në Shkodër vijon që të ndodhë edhe në qytete të tjera të vendit. Denoncimin e bëri dje Sali Berisha dhe drejtori i policisë Muhamet Rrumbullaku firmosi urdhrin për kontroll dhe sekuestro.
Dyshime të forta ka qenë kjo praktikë ndiqet edhe në disa zona në Tiranë, kryesisht pranë rezidencave ku qëndrojnë njerëz të rrezikuar nga konfliktet apo që kontrollohen nga të fortët.
Megjithatë policia shkoi deri në Shkodër të gjetur kamerat e para dhe në Tiranë ende nuk ka bërë asnjë goditje. Gjithashtu ka dyshime që ka edhe poligone që përdoren nga grupe kriminale, në perdorimin e armëve tē zjarrit.