-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tërmeti i la në qiell të hapur, banorët me lot në sy: Ku të shkoj me tre fëmijë?

Kryesoret

Kjo është banesa e familjes Lika në fshatin Xibër Hane në Bashkinë Klos. Nga lëkundjet sizmike që goditën vendin mbrëmjen e të dielës, e gjithë godina është dëmtuar për shkak edhe të vjetërisë së saj. Pamundësia ekonomike, për të lëvizur në një tjetër banesë ka vënë në rrezik katër anëtarët e kësaj familjeje .

Me lot në sy, Vjollca Lika u bën apel institucioneve ta ndihmojnë me një banesë të re pasi ajo tashmë është në qiell të hapur së bashku me tre fëmijët pasi është e divorcuar nga bashkëshorti, shkruan Vizion Plus. Ndërkohë në Bulqizë policia ka nxjerrë jashtë banorët e këtij pallati, i cili është dëmtuar që prej tërmetit të vitit 2019. Edhe pse ishte shpallur i pabanueshëm, disa familje vijonin të jetonin aty.

Një nga banorët thotë se nuk është larguar, pasi nuk mundën të siguronin një banesë tjetër me qira. Ndërkohë, Shtabi i emergjencave ka ngritur grupet e punës në terren në të gjithë qarkun Dibër. Deri më tani janë bërë në total 180 raportime për dëme nga ana e banorëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit