Nisin sërish kërkimet për gjetjen e 26-vjeçarit Mateo Lika, i cili ka humbur kontakte me familjen e tij prej dy ditësh.
Siç është raportuar dhe më herët, i riu u përplas me makinë dy dytë më parë në Urën e Mbrostarit në Fier, ndërsa lëvizte me një mjet që e kishte marrë me qira.
Ndërkohë, pas aksidentit nuk është gjetur asnjë gjurmë nga mjeti i të riut, por vetëm një targë.