Polumbarët dhe policia vijojnë me kërkimet në lumin Seman pas zhdukjes së 26-vjeçarit Mateo Lika në Urën e Mbrostarit në Fier.
Kjo është dita e tretë e kërkime por deri më tani nuk janë gjetur gjurmë të mjetit nën ujë, përveç targës e cila u gjet ditën e shtunë mbi urë, ndërsa parmakët e hekurta të urës u gjetën të rrëzuara
Policia e Fierit ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, ku si pistë kryesore mbetet hipoteza nëse automjeti ka rënë apo jo në ujë. Në ujërat e lumit Seman po kërkohet edhe nga policia, por edhe nga polumbarët.