Dy ditë më parë është shënuar një incident në kufirin e Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Ish-këshilltari i Presidentit Ilir Meta, sot zyrtar i Partisë së Lirisë, Petraq Milo është dhunuar nga efektivët malazezë.
Milo ka qenë së bashku me familjen e tij kur është nxjerrë me forcë nga makina dhe është dhunuar nga një efektiv malazez, ndërsa priste në radhë në kufi.
“JOQ” ka publikuar pamjet e dërguara nga qytetarët në të cilat shihet momenti kur anëtari i Kryesisë së Partisë së Lirisë nxirret nga makina me forcë dhe dhunohet, ndërsa po ashtu është dhunuar edhe djali i tij.
“5pyetjet.al” tentoi të kontaktonte me zotin Milo, por nuk u përgjigj.