-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“120 mijë eurot i ka për t’u kuruar”! Futet në sitë pasuria e xhaxhait të Alda Klosit

Kryesoret

“120 mijë eurot që më mori pastruesja i kam të xhaxhait për ta kuruar në Amerikë pasi vuan nga tumori”. Kështu deklaroi Alda Klosi pak ditë më parë në një intervistë ekskluzive për “5pyetjet.al” duke mos pranuar që shuma e madhe që humbi ishte e saj.

Por, prokuroria e Tiranës tashmë ka nisur verifikime për pasurinë e xhaxhait të Alda Klosit, që ra pre e vjedhjes nga Rozeta e Havier Dobi, nënë e bir. Po hetohet për të parë nëse shuma në fjalë justifikohet.

Alda Klosi ka deklaruar se kjo shumë ishte dhënë nga xhaxhai i saj, i cili ndodhet në Amerikë, ku po kurohet nga një sëmundje e rëndë. Prokuroria do të verifikojë nëse xhaxhai i Alda Klosit do të pranojë se janë të tijat dhe nëse këto para vijnë nga burime të ligjshme.

Verifikimet po vijojnë për të gjetur se kujt i përkasin 400 mijë Eurot e tjera të gjetura në shtëpinë e Rozeta Dobit dhe për sendet me vlerë që ajo thotë se i ka marrë në disa shtëpi ku punonte.

Ekskluzive/ Zyrtarja e lartë: Ja si më vodhi pastruesja 130 mijë euro (E PLOTË)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit