Prej fillimit të vitit prej disa ditësh në media kryefjalë ka qenë Dibran Hoxhaj i njohur me nofkën “Kobra” për shkak të vrasjes së Visart Cengut nga Kukësi në Prizren. Pak ditë pas ngjarjes në redaksinë e “5pyetjet.al” vërshuan shumë mesazhe dhe denoncime për “Kobrën”.
Qytetari denoncon te “5pyetjet.al”: Kobra së bashku me 2 policë zhdukën 1 person
Mes tyre, njëri denoncoi se “Kobra” së bashku me dy efektivë policie kanë gisht në zhdukjen e Edon Bytyqit një 32 vjeçar nga Suareka. Sot në redaksinë e “5pyetjet.al” ka ardhur një tjetër denoncim kundër Edon Bytyqit.
Një shqiptar nga Kosova, konkretisht një fshat i Rahovecit, por që është zhvendosur në Francë duke kërkuar azil denoncoi se i riu e kishte mashtruar duke i marrë 2400 Euro me premtimin se do i nxirrte vizë për në Zvicër për djalin e sëmur, por në fakt i mori lekët dhe madje e kërcënoi.
Denoncimi i shqiptarit nga Kosova në redaksinë e “5pyetjet.al”
Qytetari me inicialet V.K. kërkoi që të mos identifikohet për shkak se i rrezikohej kërkesa për azil. Ai tregon mashtrimin që i bëri Edon Bytyqi, që po sipas tij paraqitej me disa emra, Jeton Bytyqi, Edon Kosova dhe Edon Bytyqi.
“Unë “Kobrën” nuk e njoh, por personin që flitet që e ka zhdukur Hoxhaj me dy policë, Edon Bytyqin nga Suhareka.
Denoncimi i shqiptarit nga Kosova në redaksinë e “5pyetjet.al”
Vitin e kaluar unë dola në cdo qytet për të mbledhur lekë për djalin e sëmurë për ta operuar jashtë vendit. Aty më kontaktoi një person me emrin Edon Bytyqi, që herë prezantohej si Jeton Bytyqi dhe herë si Edon Kosova.
Ai më tha se dua të të ndihmoj duke më ofruar vizë në Zvicër për të vizituar djalin. Më tha që do të marr vetëm 20% të vlerës, 1400 euro, por më pas më mori edhe një mijë euro të tjera dhe vizën nuk ma bëri. E kam denoncuar në polici në Rahovec, por më kërcënoi. Historia ka ndodhur vjet.
Denoncimi i shqiptarit nga Kosova në redaksinë e “5pyetjet.al”
Ai më gënjeu. Por nuk isha i vetmi. Pasi kishte mashtruar edhe qytetarë të tjerë, njëri në Mitrovicë i kishte marrë 7500 Euro, por edhe një tjetri në Prishtinë. Ky është marrë edhe me fajde” tha ai për “5pyetjet.al”. Fati i tij ende mbetet mister.