Sot po zhvillohet seanca paraprake për dosjet e inceneratorëve, ku gjyqtari do të vendosë nëse do të kthehet për plotësim apo do të shkojë për gjykim.
Të pranishëm janë edhe ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako. Avokati i ish ministrit të mjedisit, Lefter Kokës kërkon që të bashkohen dosjet e çështjeve me Inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit.
Ai ndodhet në paraburgim deri përfundimit të hetimeve. Koka ndodhet në të njëjtën dhomë më Alqi Bllakon, ish-deputetin e PS, i cili akuzohet po ashtu për të dy inceneratorët.
SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion. Gjithashtu i janë sekuestruar pasuritë. Për inceneratorët janë shpallur në kërkim Stela Gugalli, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.