-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Krim apo inskenim? 4 ditë i zhdukur, telefonata e fundit e të riut: Më mori malli për nipin…

Kryesoret

Prej orës 02:08 të mëngjesit të së dielës, celulari i 26-vjeçarit Mateo Lika rezulton i fikur, teksa dyshimet kryesore të policisë janë se ai ka përplasur kangjellat mbi urën e Mbrostarit dhe ka rënë në ujërat e lumit Seman. Report Tv mëson se Policia e Fierit ka arritur të zbardhë komunikimin e fundit të Likës me një mikeshë të tij në Gjermani, shtet nga i cili i riu ishte kthyer prej pak kohësh. Ajo u ka rrëfyer hetuesve se Mateo i kishte thënë se do të shkonte të takonte të motrën në Tiranë pasi e kishte marrë malli për nipin.

Pavarësisht se prej katër ditësh kontrollet e polumbarëve të RENEA-s kanë qenë intensive, asnjë shenjë e të riut dhe makinës së tij nuk është gjetur. Dyshimet janë që për shkak të thellësisë ku mund të ketë përfunduar makina, llucës dhe rrjedhës së ujit në lumin Seman, magnetët e RENEA-s të mos kapin gjë. Burime nga policia bëjnë me dije se sipas ekspertëve, të cilët kanë verifikuar dinamikën e dëmtimit të parmakëve të urës, shanset janë që makina të ketë përfunduar në ujë. Dyshimet e hetuesve janë se i riu Mateo Lika të ketë lëvizur me shpejtësi të lartë me automjetin tip “Golf”, të cilin e kishte marrë me qira.

Në pjesën e urës policia gjeti vetëm targën e makinës dhe në vijim pritet që polumbarëve të RENEA-s, në kërkime, t’u bashkohen edhe mjete të tjera si ekskavatorë për të lëvizur materialin në fund të lumit, me shpresën se do të konstatohet makina. Këtë të mërkurë, është krehur me varkë e gjithë rrjedha e lumit deri në grykëderdhjen e Semanit nga efektivë të policisë në bashkëpunim me punonjës te ADZM-së, ndërkohë që paralel po kërkohet me dron edhe nga ajri. Gjatë kësaj të mërkure polumbarët e RENEA-s nuk kanë qenë të pranishëm në këtë operacion kërkimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit