-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Maskara, ma vrave djalin”! Dosja e Santiago Malkos në gjyq, vrasësit në arrati

Kryesoret

SPAK mbylli dosjen me hetimet dhe e çoi në gjykim për vrasjen e Santiago Malkos. Gjashtë persona të cilët konsiderohen si anëtarët e grupit kriminal që rëndom njihen me emërtimin klani “Duka” janë në drejtim të paditur. Ata janë të vënë nën akuzë për ekzekutimin e ishefektivit të policisë, Santiago Malkaj, 4 vite më parë, vrasje për të cilën u tha se u angazhuan një numër i madh me ekzekutorë.

Ekzekutimi u krye në mënyrë demonstrative, ndërsa vrasësit pasi u siguruan se shënjestra e tyre kishte ndërruar jetë u shpërndanë dhe 6 pre tyre bëhet me dije se nuk janë kapur sot e asaj dite. SPAKu që e ka hetuar ngjarjen në kuadër të organizatës kriminale ka mbyllur dosjen dhe e ka çuar për gjykim, ndërkohë që nga të konsideruarit anëtarë të klanit “Duka” nuk gjendet asnjë në pranga.

Sipas të dhënave të dosjes mësohet se në proces gjykohen Leonard Duka, Erlis Duka, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni (Musai), Dritan Agaj (të gjithë në mungesë dhe të pakapur nga policia), të cilët akuzohen të gjithë për vepra penale si: “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grup i strukturuar kriminal”, “Vrasja me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Sipas SPAK-ut, akuzat janë ngritur vetëm duke iu referuar ngjarjes së ndodhur më 27 gusht 2019 kur në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, mbeti i vrarë me armë zjarri ish-polici, Santiago Malko.

Për këtë vrasje është duke u zhvilluar paralelisht një tjetër proces ndaj të dy të pandehurve Ilir Selmani dhe Elvis Gaci, ndërsa më parë është dënuar me 25 vite burg Blendi Teta. Leonard Duka, Oltjan Loga dhe Dritan Agaj akuzohen edhe për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa, Oltjan Loga ka edhe një akuzë për arratisja nga burgu.

Vrasja e Santiago Malkos më 27 gusht 2019 ishte planifikuar nga një skuadër e përbërë nga 7 anëtarë, të cilët kanë qenë aktivë në terren, ndërsa dy persona të tjerë janë ata që kanë urdhëruar dhe paguar Fatmir Hysenin, “Doqen” e Vlorës, për të hapur zjarr në drejtim të objektivit Malko.

Etja për të vrarë Santiago Malkon dhe për të mos i lënë asnjë mundësi shpëtimi këtij personi, ka qenë e madhe, kjo pasi shihet qartë dhe hapur mobilizimi i klanit “Duka”, në logjistikë, në burime njerëzore dhe burime financiare.

Nëna e Santiagos
Pak muaj më parë një seancë për këtë dosje u shoqërua me sherr dhe akuza. Mamaja dhe motra e Malkos i janë drejtuar me tone të larta të dënuarit Blendi Teta. “Maskara më vrave djalin”, është shprehur e ëma. Blendi Teta u qëndroi të njëjtave deklarime të mëparshme.

“Nuk dëshiroj që të jap deklarime, u qëndroj atyre thënieve që kam dhënë në 19.7.2021 kur kam folur para gjykatës në procesin tim. Nuk dua që deklarimet të lexohen pa praninë e avokatit tim.

Sepse nuk duhet të merren për bazë ato deklarime të dhëna në drejtorinë e policisë Tiranë, sepse i kanë bërë siç u deshi qejfi. Po ashtu kam një kërkesë të merret në mbrojte gruaja ime dhe fëmijët e mi sepse janë kërcënuar vazhdimisht dhe po kërcënohen nga zonja dhe banda mbrapa saj” tha ai.

Pas fjalëve të tij motra e të riut që u vra me armë zjarri në Tiranë shpërtheu në lot dhe  hodhi fjalë të ashpra në drejtim të tij ndërkohë që policia e burgjeve e nxori nga salla.

‘Maskara, ma vrave djalin!’/ Përplasje në seancën e GJKKO, nëna dhe motra e Santiago Malkos ‘shpërthejnë’ ndaj Blendi Tetës, ndërhyn policia!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit