-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dosja “184” shfryhet në shërbim prove! Pas dajakut, shefi përballet me dënimin

Kryesoret

Prokuroria e Dibrës ka dhënë pretencën për dy të akuzuarit e fundit të dosjes “184” që u zvarrit nga Tirana në Dibër dhe në fund po shfryhet në disa dënime shumë të vogla.

Prokuroria ka kërkuar shpalljen fajtor dhe dënimin me nga disa muaj burg për ish-shefin e komisariatit të policisë Peshkopi Robert Aga, dhe ish-kryetarin e njësisë administrative Lurë Hasan Hotin.

Prokurori i Uran Buçi kërkoj dënimin me 3 vjet burg të konvertuar në 4 vjet shërbim prove për ish-shefin e komisariatit të policisë Peshkopi Robert Aga, si dhe përjashtimin e tij nga mbajtja e posteve publike për 2 vite.

Gjithashtu prokuroria kërkoi 2 vjet burg të konvertuar në 3 vjet shërbim prove dhe 2 vjet përjashtim nga mbajtja e detyrave publike edhe për Hasan Hotin, ish-kryetar i njësisë administrative Lurë.

Aga dhe Lusha akuzohen vetëm për shpërdorim detyre, për tjetërsimin e votave në zgjedhjet e pjesshme në Dibër në vitin 2016 ku te akuzuarit mbështetën kandidatin e Partisë Socialiste.

Gjykata i dha kohë palës mbrojtëse deri me datën 31 janar për të paraqitur edhe konkluzionet përfundimtare, që më pas trupa gjykuese të vendos përfundimisht për çështjen.

Në 17 Nëntor të vitit të kaluar Robert Aga u rrah nga dy persona Bekim Agolli dhe Robin Murrja për shkak të një inati të vjetër për një gjobë që ish-shefi i komisariatit u kishte vendosur.

U vuri gjobë! Inati i vjetër, që dibranët “zhdëpën” në dajak shefin e policisë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit