Kthesë e fortë e qeverisë Rama. Katër vite pasi miratoi ndryshimet ligjore për të mundësuar rotacionet në institucione, tashmë ka bërë prapaktheu. Fjalën e kemi për draftin e fundit që është depozituar në Kuvend.
Projektligji për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë, i cili parashikon rizgjedhjen e kryetarit aktual Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave me një mandat të dytë radhazi.
Ligji i miratuar në 2019
“Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”, parashikohet ndryshimi i Nenit 11 të ligjit në fuqi, i cili në pikën 10, përcaktonte se “Kryetari, zëvendëskryetari, sekretari shkencor dhe drejtuesit e seksioneve mund të rizgjidhen në të njëjtin funksion për dy mandate, por jo radhazi”.
Drafti me ndryshimin në 2023
“Kryetari, zëvendëskryetari, sekretari shkencor dhe drejtuesit e seksioneve mund të rizgjidhen në të njëjtin funksion për dy mandate” thuhet në draft. Pra, ndryshimi ka të bëjë me heqjen e togfjalëshit, “por jo radhazi”. Kjo i hap rrugën Gjinushit për mandatin e dytë.
Justifikimi
Në draft, socialistët justifikohen me faktin se këto shtesa dhe ndryshime ligjore kolaudojnë pozitivisht ndërtimin dhe funksionimin e Akademisë së Shkencave në përshtatje me nevojat e zhvillimit të vendit si edhe nevojën e rritjes së cilësisë, dobisë shoqërore e praktike dhe integritetit të kërkimit shkencor në vend.