Kryeministri Edi Rama ndodhet në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Në faqen e tij në Facebook, Rama ka postuar një video nga një fjalim në panelin e sigurisë kibernetike.
“Ia dolëm të ishim në 6-7 vitet e fundit, një vend me 95% të shërbimeve publike tërësisht online. Nuk ka më nevojë të kontaktosh zyrat, burokracitë.
Por në të njëjtën kohë na ka ekspozuar shumë. Vitin e kaluar ne u sulmuam nga Irani në mënyrë masive dhe të rëndë. Sigurisht bëmë me shumë vëmendje në cdo hap një hetim të tërësishëm të ndihmuar nga Microsoft dhe FBI,” tha Rama.