Policia e Korçës ka arrestuar E. S 41 vjeç, pasi në lagjen nr. 10, Korçë ka aksidentuar shtetasen M. V., 57 vjeçe e cila mori mjekim në spitalin e Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu në njoftimin e policë thuhet se E. S. pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
Ndërkohë A. R 44 vjeç, banues në Pogradec për veprën penale “Përndjekja”, dhe A. K., 33 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. Shtetasi A. R. dyshohet se ka përndjekur motrën e shtetasit A. K., i cili për këtë arsye ka goditur fizikisht shtetasin A. R duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.