-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet farmacisti në Tiranë! Policia i fal ngacmimin ndaj qytetares

Kryesoret

Një farmacist që u denoncua mbrëmë në emisionin investigativ “Stop” është arrestuar. Hysni Roci akuzohet vetëm për faktin që tregtonte barna të kontrabanduara.

Policia në njoftimin për mediat nuk përmend faktin tjetër, që ai ngacmoi seksualisht gruan që shkoi për të kërkuar medikamente për të bërë abortin.

“Shërbimet e Seksionit të Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasit që shfaqet në video.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan shtetasin:

  • H. R., 53 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme” njofton policia duke mbyllur sytë përballë ngacmimit seksual.

“Do hash ndonjë banane?”/ Farmacisti ngacmon gruan që kërkon të bëjë abort, e kap dhe e puth me zor: Je si 14-vjeçare…

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit