-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Do vrisnin Palucën në Tiranë! Kush janë dy shqiptarët e arrestuar në Spanjë?

Kryesoret

Dy shqiptarë, njëri sapo erdhi nga Turqia në Barcelonë dhe tjetri në Madrid u arrestuan në Spanjë. Të dy ishin në kërkim nga drejtësia shqiptare për një atentat që mbeti në tentativë. Dy të arrestuarit janë Edmir Vlashin dhe Hektor Ndokën.

Operacioni i Policisë së Shtetit u bë më 8 dhjetor të vitit 2021, ku u arrestuan 4 persona, ndërsa Vlashi dhe Ndoka u shpallën në kërkim. Gjatë operacionit u sekuestruan lëndë eksplozive C4, dy armë automatike, dy kallashnikovë, snajperë, mijëra euro, fishekë e kapsolla detonatorë.

Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kishin planifikuar të kryenin vrasjen e Preng Palucës në qytetin e Tiranës për shkak të konflikteve të mëparshme në lidhje me prishjen e pazareve të drogës, jashtë shtetit, por që fatmirësisht u parandalua nga policia.

Rreth 200 mijë Euro dhe gati për atentat! Kapen dy shqiptarë në Spanjë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit