-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rreth 200 mijë Euro dhe gati për atentat! Kapen dy shqiptarë në Spanjë

Kryesoret

Dy shqiptarë janë arrestuar sot në Spanjë. Mediat spanjolle shkruajnë se shqiptarët e arrestuar në Barcelonë dhe Madrid janë arratisur nga Shqipëria pasi kërkoheshin për një atentat të mbetur ne tentativë në vitin 2021, ndaj anëtarëve të një organizate rivale kriminale. Shqiptarët akuzohen për armë pa leje, për mbajtjen e lëndëve plasëse si C4 dhe pastrimi i parave.

Njërit prej të arrestuarve në Shqipëri iu zbuluan dhe sekuestruan lëndë plasëse të ndryshme të tipit C-4, pesë armë zjarri automatik, një armë zjarri të shkurtër së bashku me katërmbëdhjetë gëzhoja, disa pajisje celulare dhe 88 990 euro cash.

Gjithashtu, ai po hetohej në Spanjë për këto aktivitete të paligjshme pasi iu gjetën tre armë zjarri, dy silenciatorë dhe disa gëzhoja, të gjitha të fshehura mes rrobave. Ai u arrestua në aeroportin e Barcelonës sapo u kthye nga Turqia.

Nga ana tjetër, të dytit iu sekuestruan tre automatikë AK-47, dy gjysmë automatike, dy eksploziv të improvizuar, një armë automatike, një armë zjarri e shkurtër dhe rreth 90 mijë euro në shtëpinë e tij në Shqipëri. Në Spanjë janë të përfshirë në trafikun e drogës dhe falsifikimin e dokumenteve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit