Shefi i zjarrfikëses në qytetin e Cërrikut është arrestuar nga pasi është kapur duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.
36-vjeçari me inicialet A.T nga testi i parë i kryer me aparatin Drager rezultoi në masën 2.0 mg/l, ndërsa në testin e dytë rezultoi me 1.225 mg/l.
36-vjeçari do të hetohet për veprën penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt në gjendje të dehur”.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.