Policia e Tiranës ka arrestuar 18-vjeçarin me inicialet A. H. pasi po drejtonte pa patentë makinën të tipit “Audi” me shpejtësi 216 km/h.
Gjatë kontrolleve të ushtruara, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin 18-vjeçarin.
Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.