-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministria e Mbrojtjes bën thirrje: Priten reshje të dendura shiu, tregoni kujdes

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë bilancin e situatës së motit të keq. Në një deklaratë për mediat, Peleshi bën me dije se lumi Vjosa është pranë niveleve kritike dhe se për orët në vijim vendi ynë do të vijojë të mbetet nën pushtimin e ujit.

“Priten reshje të dendura shiu në vend. Lumi Vjosa është pranë niveleve kritike. Ka shtim të përmbytjeve në zonat e Nënshkodrës. Shkarkimet po bëhen në mënyrë të kujdesshme nga KESH.

Gjatë ditës së djeshme përmendën dhe shkëputjet e energjisë elektrike. Ka pasur disa ndërprerje në zona të Shkodrës, Kukësit, apo dhe në Korçë. Sa i përket kuotave të lumenjve, Osumi është në rënie.

Në Urën e Varur, ky lum është në kuota normale. Drini në Shkodër, është në kuotë normale. Niveli i liqenit të Shkodrës është dhe gjysmë metri nga kuota kritike. Buna ka dalë nga shtrati. Në Lezhë kemi pasur disa vërshime në disa rrugë të qytetit,”- tha Peleshi.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit