-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Musk i shqetësuar për rënien e popullsisë: Një problem ekzistencial për njerëzimin

Kryesoret

Pronari i Twitter, Elon Musk është shprehur se një nga problemet globale të momentit është te rënia masive e popullsisë.

Sipas tij, Kina sapo i ka dhënë atij një mundësi të re për të vënë në pah një gjë të tillë.

Kina, vendi më i populluar në botë – një e gjashta e banorëve të planetit jetojnë atje – pati rënie të popullsisë në vitin 2022.

Kjo është një statistikë që ishte e padëgjuar për gjashtë dekada dhe demografët thonë se është një pikë kthese historike.

Popullsia e vendit ishte dyfishuar që nga vitet 1960, në më shumë se 1.4 miliard sot. Por në vitin 2022, numri i lindjeve në Kinë ishte 9.56 milionë, raportoi Byroja Kombëtare e Statistikave.

Në të njëjtën kohë, u regjistruan 10.41 milionë vdekje. Kështu, rënia e popullsisë ishte 850,000 njerëz.

Kjo rënie aktuale ndodhi edhe kur Kina kishte politikën e saj të kontrollit të lindjes në vitet e fundit.

Për Musk, të dhënat nga Kina përforcojnë paralajmërimin e tij se problemi më i madh me të cilin përballet bota është rënia e popullsisë.

“Rënia e popullsisë është një rrezik masiv për të ardhmen e qytetërimit!”, kishte komentuar miliarderi më 16 janar.

Më pas ai theksoi një mesazh nga Forumi Ekonomik Botëror 2018 për të nxjerrë në pah paralajmërimin e tij dhe mbi të gjitha për të treguar se kishte të drejtë.

Në mesazhin e tij, forumi paralajmëroi kundër mbipopullimit, por Musk ka vlerësuar prej vitesh se bota nuk ka mjaftueshëm njerëz.

“Rënia e popullsisë është një problem ekzistencial për njerëzimin, jo mbipopullimi!”, Musk postoi përsëri në Twitter më 17 janar 2023.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit