Raporti i krijuar mes Luizit dhe Kiarës është kthyer në një nga temat kryesore të bisedave e debateve brenda shtëpisë.
Përveç Luizit që bisedon thuajse me të gjithë banorët për pëlqimin apo hatërmbetjet që ka me Kiarën, edhe kjo e fundit nuk është rezervuar në këtë pikë.
Duke ndenjur me Efin në dhomën e gjumit, Kiara po fliste për Luizin.
Ajo po i tregonte Efit, që Luizi është shumë i lodhshëm, pasi qëndron gjithë kohën pas saj.