Një automjet i llojit ‘Land Rover’ ka marrë flakë në ecje në rrugën Trans ballkanike pranë paraburgimit të Vlorës.
Mjeti ka qenë në ecje kur drejtuesi i saj ka parë flakët që vinin nga motori si rrjedhojë e nxehjes së tij.
Shoferi ka lajmëruar menjëherë zjarrfikësen e cila ka ndërhyrë në kohë duke eliminuar dëmet e mëdha materiale.
Falë ndërhyrjes në kohë mjeti është djegur në pjesën e përparme të tij në pjesën e motorit e cila është shkrumbuar totalisht. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.