-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Peleshi: Po vërshojnë lumenjtë, përmbytje në Shkodër dhe Lezhë

Kryesoret

Situatë e rëndë në veri dhe kritike në jug. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, që është përgjegjës edhe për Emergjencat Civile ka bërë një bilanc dhe parashikim për situatën e përmbytjeve në vend nga reshjet e dendura.

“Reshjet vazhdojnë prej dy tre ditësh, kanë filluar të shkaktojnë përmbytje, bllokim rrugësh dhe ndërprerje energjie. Situata është e menaxhueshme. Zona e Nën Shkodrës ka prezencë uji dhe qyteti i Lezhës.

Sot parashikohet rritje të prurjeve në lumenjtë Drin, Buna, Mat dhe Vjosë, pritet të kemi shtim të përmbytjeve në Nën Shkodër dhe zonat periferike.

Rrezik do të ketë edhe në lumin Vjosë, jemi në nivelet kritike. Priten reshje shumë intensive në Vlorë dhe Gjirokastër, intensive në Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë, mesatare në qarqet e tjera.

Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: Ka shtim të përmbytjeve në Shkodër

Tendenca është optimiste dhe jo pesimiste. Reshjet do të vazhdojnë deri në datën 21. Në Shkodër Buna ka dalë nga shtrati janë përmbytur 950 hektarë. 1200 forca të armatosura, bashkitë dhe prefektët janë në gatishmëri.

Të vijohet monitorimi i lumenjve. Qytetarët të shmangin kalimin në rrugët me prezencë uji. Një vërshim i përroit mund të nxjerrë makinën apo kalimtarin nga rruga” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit