-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama në Davos: Procesi i integrimit në BE ka ndryshuar plotësisht është bërë i padrejtë

Kryesoret

Nga Forumi Botëror Ekonomik i Davosit, kryeministri Edi Rama ka shprehur pakënaqësinë ndaj Bashkimi Evropian lidhur me procesin e integrimit.

Rama tha se Shqipëria ka bërë të gjitha përpjekjet për t’u bërë pjesë e unionit, por kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për ta, duke sjellë në vëmendjen rastin e Gjykatës Kushtetuese.

“Ne na u kërkua dhe morëm mbështetje për të bërë këtë pastrim të gjykatësve të korruptuar nga sistemi i drejtësisë. Ne i hymë kësaj me besim të plotë dhe krenari se po bënim diçka që “Zotat” tanë europianë na e kërkonin dhe dëshironin. Dhe mendoje, pastrimi ishte aq radikal sa mbetëm pa Gjykatë Kushtetuese. 9 nga 11 gjykatës u larguan se nuk justifikuan dot pasurinë. Dhe ne menduam se Bashkimit Europian do t’i pëlqente kjo gjë, por ata thanë ‘mirë, por nuk keni Gjykatë Kushtetuese”. Ne operuam pacientin me sukses, e kuruam, por BE e kërkonte që të vraponte sepse kishte zgjedhje. Dhe përpara se të bënin këto zgjedhje nuk mund të na jepnin dritën jeshile”, tha  kryeministri.

“Procesi i integrimit ka ndryshuar plotësisht është bërë neurotik dhe i padrejtë çka është e mirë për ne pasi stërvitim nervat. Por nëse do të bënin të njëjtën gjë si po na e bëjnë ne, shumë vende të BE nuk do të ishin të afta të hynin vetë.”

Megjithatë, pavarësisht kritikave, Rama deklaroi se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë në qendër të Evropës dhe nuk kanë ndërmend të shkojnë tjetërkund.

Në fund, ai shtoi se duke qenë se vendi po përballet me një krizë ekonomike, BE-ja duhet të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor edhe pse nuk janë në BE.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit